Ministri i Energjisë së Rusisë, Alexander Novak, ka thënë se Moska do ta mbështesë Iranin për të kundërshtuar sanksionet e SHBA-së.
Uashingtoni të premten ka rivendosur sanksionet ndaj Teheranit, të cilat më parë ishin hequr me marrëveshjen nukleare në vitin 2015.
Masat do të hyjnë në fuqi të hënën, raporton Al Jazeera.
Në një intervistë për gazetën “British Financial Times”, Novak tha se Rusia po kërkon të vazhdojë tregtimin e naftës së papërpunuar iraniane edhe përtej të hënës.
“Në besojmë që ne duhet të kërkojmë mekanizma që do të na lejojnë të vazhdojmë zhvillimin e bashkëpunimit me partnerët tanë, me Iranin”, tha Novak.
Nën një marrëveshje të naftës së vitit 2014, Moska iu shet naftën iraniane palëve të treta, ndërsa Teherani i përdor të ardhurat e shitjes për t’i paguar mallrat dhe shërbimet ruse.
Ministria ruse e energjisë i tha gazetës se tregtimi do të vazhdojë edhe javën e ardhshme, ndërsa Novak tha se Moska i konsideron sanksionet amerikane si “të paligjshme”.
“Ne tashmë jetojmë në kushtet e sanksioneve”, tha ai. “Ne nuk i njohim sanksionet e paraqitura në mënyrë të njëanshme pa Kombet e Bashkuara, ne i konsiderojmë ato metoda të paligjshme në vetvete”.