Ministria e Punëve të Jashtme në Kosova ka bërë të ditur se Dominika, shteti ishullor i Karaibeve nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës.
“Nuk ka pasur dhe nuk ka tërheqje të njohjes”, ka thënë këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj.
Ai madje ka thënë se dy shtete Kosova dhe Dominika tashmë kanë edhe marrëdhënie diplomatike.