Dita më parë në bashkësinë lokale Rahovicë kanë filluar punimet për rregullimin e infrastrukturës së rrugëve nëpër lagje të ndryshme, siç është rasti i rrugës së Kumanovës dhe rrugës Selishte, prej të cilave në rrugën Selishte tashmë janë përmbyllur dhe punimet e fundit.
Në gjatësi prej 350m të rrugës Selishte është asfalltuar dhe në gjerësi prej 5 m në rrugën kryesore ndërsa 4m degëzimet, kjo rrugë e cila më parë ka qenë në gjendje të mjerueshme sidomos në periudhat e shijrave duke bërë që ujrat atmosferike të qarkullonin dhe gërryenin tokën.
z.Xhelal Hasani tha që kjo rrugë është punuar nga kërkesa e banorëve të kësaj lagje, dhe besojmë që kemi arritur që t'i sigurojmë kushte më të mira. Përveç kësaj projektuesit e rrugës kanë marrur parasysh edhe gjendjen teknike të rrugës si dhe ndikimin e faktorëve natyrorë në mënyrë që në të ardhmen të mos paraqesë probleme, megjithatë kjo vlenë të shikohet me kohën.
Ky nuk është punimi i vetëm që është realizuar në bashkësinë lokale Rahovicë, kjo për faktin se punimet kanë filluar edhe në rrugën e Kumanovës, në të cilën është bërë trasimi i rrugës, dhe është parashikuar që gjatësia e rrugës të jetë 330m ndërsa gjerësia 4m, ndërkaq punime të vogla janë zhvilluar edhe në një rrugicë pranë xhamisë së mesme.
Rruga e përfunduar në lagjen Selishte ka përfshirë vlerën prej 6.000.000 din, ndërkaq sa i përket rrugës së Kumanovës pritet që ditët në vijim të rifillojnë punimet për asfalltimin e kësaj rruge.