Komisioni zgjedhorë në Preshevë të gatshëm për zgjedhjet e 4 nëntorit (Video)

Kanë filluar parapërgatitjet për zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqipëtar të cilat do të mbahen të dielën më 4 nëntor...

Ekipi i Televizionit Aldi për të parë se cili është numri i votuesve, a është marrur gjithë materiali i nevojshëm për zgjedhjet, kur do të shpërndahet materiali dhe sa janë përgatitur për këto zgjedhje intervistoi koordinatorin e zgjedhjeve për Këshill Kombëtar Shqiptar z.Agim Ymeri.

Në cilësinë e koordinatorit trupi punues për komunën e Preshevës është duke i bërë dhe përgatitjet e fundit, jemi në përfundim e sipër ku është duke u përgatitur i gjithë materiali që të dielën të jetë gjithëçka në rregull, tha koordinatori i zgjedhjeve për KKSH Agim Ymeri.

Sa i përket fletëthirrjeve për  votuesit z.Ymeri në këtë drejtim, tha se ftesat kanë arritur me vonesë nga vetë Komisioni Republikanë shpërndarja është bërë por ata persona të cilët nuk kanë ftesë i lus që ta bëjnë verifikimin në web faqen e ministrisë dhe më pas me një dokument identifikimi  mund të votojnë.

Komuna e Preshevës në zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqiptar ka 23 vendvotime kurse numri i votuesve është mbi 18.000.