Në një numër jashtëzakonisht të madh sonte përfunduam fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e këshillit kombëtar shqiptar.
Kuadrot e reja dhe profesionale u prezantuan sonte në tubimin përmbylles, kandidatet që garojnë nga radhët e Apn-së.
Fillimisht fjalën e mori kandidatja e radhitur e dyta në list, Nizaqete Isahu, ku tha se obligim për futjen e Apn-së në këtë garë është keq'menaxhimi i 8 viteve me radhë nga partitë e stërvjetruara në luginën e Preshevës.
Vjollca Aliu, kandidate tjetër femër nga radhët tona mori fjalën, ku sqaroi përfaqësimin e femrës në këtë instuticion, rolin e saj dhe përfshirja e gjinisë femrore në çdo garë të Apn-së.
Ish luftetari i Uçpmb- së, dhe ish kryetari i OVL-së për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc Edmond Isufi kërkoi nga partitë tjera mos të dezinformojnë rreth nesh, ua rikujtoj të gjithëve se në mesin e Apn- së gjenden persona që themeluan Uçpmb-në, dhe që të gjithë ushtarët tonë mbështesin listën e tonë në çdo garë.
Kryetari Shqiprim Arifi kërkoi nga të gjithë të pranishmit, dhe të gjithë aktivistët tonë të mbajnë qetësi dhe dashuri, flamurin shqiptar që ish ushtarët tonë e mbrojtën me gjak, askush nuk do ta ndërroj, asnjëher dhe në asnjë kohë, do të jemi ata shqiptar që do punojmë për shqiptarët, do të kemi tekste shkollore, simbole kombtare nëpër çdo institucion, informim në shqip dhe kulturë të promovuar në vendin tonë, gjithashtu ua kujtoj të gjithëve se në çdo sfidë kemi dal fitues, kërkoi përkrahje për Arbër Pajazitin dhe të gjithë listën e Apn- së, dhe njëkohësisht kërrkoj nga të gjithë nga dita e hënë punë, punë dhe vetëm punë.
Në fund Arbër Pajazitit, ia dhuruan flamurin e grisur që ua kujtoj se këtë flamur u munduan ta hiqnin ushtria dhe xhandarmëria serbe, e që themeluesit e Apn- së në Bujanoc e mbrojtën me nder dhe krenari, dhe nuk lejuan që flamuri shqiptar të hiqet nga aty.
ALTERNATIVË tjetër nuk ka, dhe me datë 4 Nëntor 2018, rrethoni nr 1, votoni për fëmijët tonë.