Sonte, në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës „Abdulla Krashnica“ në Preshevë, Partia Demokratike Shqiptare para një numri të madh të anëtarëve, aktivistëve dhe simpatizantëve të saj, përmbylli tubimin parazgjedhor për zgjdhjet e Këshllit Kombëtar Shqiptar.
Fillimisht para të pranishmëve fjalën e mori sekretari i PDSH-së, z. Zejnulla Dauti i cili në pika të shkurtëra paraqiti „Rrugëtimin e Partisë Demokratike Shqiptare që nga themelimi i saj e deri më sot“.
Fjalë rasti në këtë tubim pati kryetari aktual i Këshillit Kombëtar Shqiptar,z. Shukri Ymeri i cili falenderoi elektoratin e Partisë Demokratike Shqiptare për funskionimin e deritanishëm të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Z. Ymeri theksoi se PDSH mbajti atë që kishte premtuar elektoratit në zgjedhjet e vitit 2014, ku nuk lejoi përkthimin respektivisht bastardimin e teksteve shkollore për nxënësit shqiptar, poashtu bëri hapa konkret që në bashkpunim me institucionet e Kosovës të siguroj libra për nxënësit shqiptar, e që mjerisht nga organet qeveritare serbe një gjë e tillë nuk u mundësua. Përveç fushës së arsimit edhe në sferat tjera përmes këtij institucioni janë ngritur përmes kërkesave të numërta nevojat e popullit shqiptar që jeton në Luginë të Preshevës, ndërsa tek simboli kombëtar ishim të pakopromis në mos lejimin e ndryshimit dhe tjetërsimit të tij, e të cilin me bindje shumë të thellë Partia Demokratike Shqiptare do ta mbrojë edhe në të ardhmen.
Kryetari Shukri Ymeri kërkoi jo vetëm nga anëtarësia e PDSH-së, që më datë 04 nëntor të rrethojnë numrin 5, por të gjithë qytetarët shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për të mbështetur listën e Partisë Demokratike Shqiptare, sepse nuk mund të presim avansim të arsimit nga njerëzit e padijshëm që fjalinë fillojnë me shkronja të vogla dhe i përmbyllin me të mëdha, aq më pak kulturën shqiptare kur shohim se sa të pakulturuar janë, e sidomos paralajmërojnë hapur se do të ndryshojnë Flamurin Kombëtar Shqiptar.
Gjatë këtij tubimi u bë edhe prezantimi i të gjithë kandidatëve për Kuvendin e Këshillit Kombëtar Shqiptar nga lista zgjedhore Partia Demokratike Shqiptare-Dr Ragmi Mustafa.
Në fjalimin e tij bartësi i listës së Partisë Demokratike Shqiptare theksoi:
Sonte jemi mbledhur këtu pas një rrugëtimi të gjatë, të vendosur për vlerat tona kombëtare për vlerat tona shpirtërore, për vlerat tona që skanë cmim, si arsimi shqip ,historia jonë kombëtare, kultura jonë kombëtare, Informimi i drejtë, gjuha shqipe dhe simbolet e saj, me simbolin më të bukur në Botë Flamurin Kuq e Zi.
Partia demokratike Shqiptare në përbërjen e fundit të Këshillit Kombëtar ka dëshmuar këto vite se ka qen e palëkundur për:
Flamurin Kombëtar, me anë të së cilit me profesionalizëm kemi goditur ligjet diskriminuese të këtij shteti që janë ligje të ndikuara nga urrejtja shekullore e këtij shteti ndaj shqiptarëve,
për arsimin shqip, Partia Demokratike Shqiptare ka qenë e vendosur që fëmijët tanë të kenë libra porfesionale dhe shqipe për shqiptarët dhe asgjë ndryshe ska pranuar, ndërsa këtë do ta vazhdoje të ruaj identitetin tonë, kjo siguron të tashmen dhe të ardhmen e identitetit tonë kombëtar shqiptar.Këtë e kemi dëshmuar me sjelljen e librave nga Republika e Kosovës.
Politika diskriminuese e këtij shteti e prolongoi këtë situatë për 6 muaj,dhe i kthyn prapa ,Këshilli Kombëtar me bartëse Partinë Demokratike Shqiptare, protestoi në cdo instancë, shfrytëzoi gjitha mundësitë që fëmijët tanë t i ken ato libra.Pastaj nuk u dorëzuam, pata fatin që edhe personalisht përmes besimit të Partisë Demokratike Shqiptare ti dërgoj librat nga Republika e Shqipërisë në Beograd, duke insistuar të i pranojnë, Na refuzuan, prapë nuk hjekëm dorë vazhduam angazhimin dhe arritëm 9 libra prej Republikës së Shqipërisë ti kenë fëmitë tanë në përdorim, ndoshta numri është i vogël por librat nuk mbatën me numra dhe me kilogram. Të vendosur, të vazhdojmë përpjekjet tona që fëmijët tanë të mësojn shqip, Këshilli kombëtar ndihmoi mbi 30 nxënës nga malësia e Bujanocit që nuk kanë mundësi udhëtimi dhe transport që të shkollohen, ku pa ndihmën e Këshillit ata fëmijë do të rrezikoheshin të mbeteshin pa arsim. Këshilli Kombëtar arriti, të i rritë kuotat për studentë gjithë andej në Universistet sidomos atë në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Mjekësisë u rritën kuotat nga 1 në 20 dhe kjo është një e arritur mjaft e madhe.
Insistuam për diplomat në vazhdimësi të njihet dhe përmes bisedimeve në Bruksel dhe vazhdon pa kompromis dhe me këmbëngulje që kjo të kryhet dhe të rinjt tanë t i kemi këtu jo largë vendilindjes jo largë shtëpive ,jo largë familjeve të tyre
Këshilli Kombëtar shqiptar nga fusha e kulturës përkrahu me mundësit e veta thuajse cdo aktivitet kulturor me datë të rëndësishme kombëtare, shoqëri kulturore artistike vendore ,dhe me përfaqësim në Republikësn e Shqipërisë, në Sanxahkun shqiptar dhe në Bursan shqiptare të Turqisë edhe priti nga këto vende dhe përkrahi aktor vendor,botues librash organizata kulturore pa dallime partiake ,dhe kjo është vlerë e Këshillit e instaluar si mentalitet dhe politikës së Partisë Demokratike Shqiptare.
Fusha e informimit si më shqetësuese, është fakti diskriminit përmes ligjeve të shtetit që bëri me mediat tona lokale, që ja ndaloi finansimin nga Kuvendet Komunale dhe rrezikoi shumë punëtor shqiptar të mbeten edhe pa kafshatën e gojës.Këshilli Kombëtar Shqiptar menjëherë reagoi me profesionalizëm duke sjellur Vendimin mbi themelimin e Radiotelevizionit Shqiptar të Luginës, përmes të cilët do garantohej informim i drejtë shqip, por fatkeqësisht me ndërrimet në pushtet komunal sidomos në Preshevë u stopua kjo punë dhe përvec kësaj Këshillit Kombëtar ju zvogëluan mjetet e parapara si pasojë e inateve politike dhe me automatizëm u rrezikua funksioni i Këshillit Shqiptar nga vet shqiptarët të cilët i kapën mediat portalet lokale dhe po helmojnë me lajme të rreme dhe propaganda qytetarin shqiptar .
Përdorimi i gjuhës shqipe, Këshillin e përcolli në cdo aspekt, në emërtime të shesheve që përkrahu Këshilli, emërtimin e sheshit të Bujanocit-Sheshi Skënderbe, në administrata tatimore , në organe tjera falë reagimit e procedimit të lëndeve nga ana e Këshillit, sot përdoret edhe gjuha shqipe. Reagimet e fundit i kemi për shenjat e komunikaciont që janë vendosur vetëm në shkrimin qirilik dhe në njërën shkallë kemi fitu lëndën, tash po presim edhe shkallën e fundit dhe të detyrohet kompania kompetente të i bëjë edhe në mbishkrimin shqip.
Me reagimet tona në Këshillin e Lartë Gjyqësor, në prani të ndërkombëtarëve është insistuar për përdorim në procedura gjyqësore të gjuhës shqipe dhe punësimit të shqiptarëve në bazë të proporcionit të popullsisë dhe këtyre ditëve kemi reaguar e proceduar për diskriminim e konkurentëve shqiptarë për gjykatës ,pra gjithnjë në interes të shqiptarëve.
Nga sfera e të drejtave të shqiptarëve është bashkëpunuar ngushtë me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën së Kosovës, duke zhvilluar takime e vizita të komisioneve arsimore të ministrave, takime me organizata ndërkombëtare që veprojn në vend,takime edhe jashtë vendit në Parlamentin Europian, ku kemi dorëzuar raportin mbi gjendjen e shqiptarëve dhe diskriminimn e tyre drejtëpërdrejtë para eurodeputetetëve dhe takimet nga më të rëndësishme me ambasadorin amerikan që ishte mjaft shpresëdhënës për shqiptarët e Luginës.
Për të numërur punën dhe rëndësin e Këshillit Kombëtar Shqiptar do të nevojitet shume kohë pasi që cdo vit janë proceduar thuajse mbi 400 lëndë, të gjitha për shqiptarët dhe drejtat e tyre.
Dhe në këto rethana që gjenden shqiptarët e Luginës së Preshevës të tentimit të shtetit për të përcarë shqiptarët duke u bërë një pjesë e tyre në koalicion me strukturat diskriminuese të këtij shteti, duhet të jemi shumë syhapur. Kjo punë kallauz nuk do, as brina ska, kemi shqiptarë fatkeqësisht të manipular me Koalicion me SNS-in, që dojnë të marrin Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe logjikë e thjeshtë, ata nuk duhet të kenë vend në Këshill, por kush i ndal. vetëm vota juaj, vota demokratike, vota e shenjtë në rrethana historike e vendimtare,për Partinë Demokratike Shqiptare e cila që nga themelimi i saj ka qenë e angazhuar, ka besuar, ka proklamuar Bashkimin me Republikën e Kosovës.
Kur sot Presidenti i Kosovës, këshilltarë, ambasador amerikan, zyrtar të Lartë europian, eurodeputetë, diplomatë e pranojnë se zgjidhja e vetme është marëveshja e kufijve që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Deri në ketë pikë është arritur vetëm duke mos bërë kompromise me Sërbinë për diskriminim kombëtar, duke rezistuar shumë gjenerata si me Referendumin, me luftën clirimtare dhe duke vazhduar të rezistojmë për të cuar amanetin e të parëve tanë Për Bashkim.
Bartësi i listës për fund ftoi, që të dielën duke rethuar numrin 5, duke votuar për Partinë Demokratike Shqiptare ju do të jeni heronjtë dhe faktorët kryesore të ruajtjes së identitetit tonë Kombëtar dhe Bashkimit me Republikën e Kosovës.
Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, para të pranishmëve u shpreh se këto zgjedhje janë mbase historike për Shqiptarët e Luginës së Preshevës, sepse po ndodhin në procesin dhe problemin e zgjidhjes së statusit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës me të cililn po merren edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të gjithë miqtë europian të shqiptarëve dhe padyshim presidenti i Republikës së Kosovës, ku në kuadër të zgjidhjes përfundimtare, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja të jenë pjesë integrale e Republikës së Kosovës.
Përkundër të gjitha sfidave, atyre më të vështira si dëbimet,burgosjet, përndjekjet, luftrërat dhe tragjeditë që pësoi populli shqiptar nga regjimet e Beogradit, shqiptarët e Luginës së Preshevës arritën të organizohen, të rezistojnë dhe mbi të gjitha të mbijetonë në këto troje autoktone.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, kërkoi nga të gjithë shqiptarët si në Preshevë, Bujanoc dhe Mevdegjë që më 4 nëntor të votojnë Partinë Demokratike Shqiptare duke rrethuar numrin 5, në mënyrë që zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshëvës, të jetë zë për bashkim me Republikën e Kosovës.