Dy këngëtaret shqiptare do të performojnë në sfilatën e ‘Victoria’s Secret’

Victoria’s Secret është një prej shfaqjeve më të rëndësishme të modës.

Interesi për t’i parë engjëjt e Victoria’s Secret në pasarelë gjithmonë ka qenë shumë i madh dhe vazhdon akoma të jetë i tillë, shkruan lajmi.net.

E kësaj here kjo ngjarje do të bëhet akoma më e veçantë pasi do të prformojnë dy këngëtaret e famshme shqiptare.

Sipas “ABCnews”, dy këngëtaret shqiptare, Bebe Rexha dhe Rita Ora, do të jenë mes emrave që do të performojnë gjatës sfilatës, që do të mbahet në Nju-Jork.

Rita dhe Bebe do t’i shtohen listës së këngëtareve, The Chainsmokers, Halsey, Kelsea Ballerini, Shaën Mendes dhe The Struts.

Ky lajm e ka emocionuar tej mase Beben e cila lajmin e ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në Instastory.

‘’ Jam kaq e emocionuar që do të performoj te “Victoria’s Secret’’, ka shkruar ajo pranë postimit.

Shfaqja do të mbahet më 2 dhjetor.