PDSH mbanë tubimin e fundit në bashkësinë lokale Rahovicë (Video)

Parita Demokratike Shqiptare mbrëm ka mbajtur tubimin e fundit të saj në B.L. Rahovicë, ku në këtë tubim pjesëmarrës ishin aktivistë ...

Parita Demokratike Shqiptare mbrëm ka mbajtur tubimin e fundit të saj në bashkësinë lokale Rahovicë ku në këtë tubim pjesëmarrës ishin aktivistë dhe simpatizantë të shumtë të PDSH-së të kësaj bashkësie lokale.

Ky tubim mblodhi një numër të madh të banorëve të fshatit Rahovicë, tubim i cili u mbajt në sallën e edukatës fizike të shkollës fillore ''Selami Hallaçi''.

Para të pranishmëve fjalën e morën kanditatët të cilët po garojnë për zgjedhjet për Këshill Nacional që vijnë nga kjo njësi zgjedhore si Vjosana Ajdini dhe Amir Latifi.

Enver Mehmeti bartës i listës së PDSH-së njëherit kanditat për kryetar të KNSH-së mori fjalën para të pranishmëve dhe foli për rëndësinë e Këshillit Nacional.

Në fund fjalën  e mori edhe lideri i kësaj partie z.Ragmi Mustafa

Ky ishte tubimi i fundit që PDSH zhvilloi nëpër nëndegët e saj, ku sonte është tubimi përmbyllës i PDSH-së në Shtëpinë e Kulturës ''Abdulla Krashnica'' nga 19:30h.