Kryetari Arifi viziton banorët e njësive 7, 8 dhe 9 në qytet (Video)

Vizita e tij dje ishte në njësitë 7, 8 dhe 9 ku ishte i shoqëruar me banorët e këtyre lagjeve...

Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi po vazhdon me aktivitetet e tij duke inspektuar punët që janë duke u bërë në realizimin e shumë projekteve kapitale që janë duke u realizuar e disa në proçes e sipër.

Vizita e tij dje ishte në njësitë 7, 8 dhe 9 ku ishte i shoqëruar me banorët e këtyre lagjeve ku takonte qytetar në rrugë dhe vizitonte nëpër shtëpitë e tyre për të dëgjuar hallin e tyre së çfarë problemi kanë ata.

Kryetari Arifi vizitën e parë e bëri në rrugën Karposh dhe ku ispektoi punët që janë duke u bërë në kanalizimin fekal që lidhet me rrugën 15 Nëntori, dhe punët që janë duke u bërë nga elektrotistribucioni në shtrirjen e kabllit optik të rrymës që po punohet afër stadiumit të qytetit.

Qytetar të shumtë kishin kërkesa nga më të ndryshme për realizimin e projekteve të rëndësishme të banorëve të këtyre lagjeve të njësive 7, 8 dhe 9.

z.Arifi për Rtv Aldi foli për inspektimin që bëri sot në këto projekte që janë në kryerje e sipër, i cili tha se sdo të ndalemi si pushtet lokal të realizojmë këto projekte që janë nisur dhe do të punohet në të ardhmen për të mirën e shumë qytetarëve.

Pushteti lokal i komunës së Preshevës është i përkushtuar në maksimum që këto projektë të realizohen sa më shpejt të cilat janë lënë anash nga pushtetet e kaluara.