Kjo është rezoluta e LDK-së që do t’ia ndalonte Thaçit të flas për kufijtë

Dështon rezoluta, reagon Avdullah Hoti...

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar menjëherë pas dështimit të rezolutës, e cila do t’i ndalonte Presidentit Thaçi që të negociojë për çështjen e dialogut me Serbinë.

Hoti përmend njërën nga pikat e rezolutës ku thuhet se “As Presidenti, e askush tjetër, nuk ka të drejtë të negociojë për territorin e Republikës së Kosovës”, transmeton lajmi.net.

Shefi i GP të LDK-së, thotë se mbase nuk u mbështet as kjo rezolutë, nuk ka se për çka të diskutohet për tjetër nëse nuk ka pajtim në këtë pikë.

Shkrimi i plotë i Hotit:

“Kjo eshte pika e rezolute e riformuluar:

“1. Kuvendi i Republikes se Kosoves rithekson se Kushtetuta e Republikes se Kosoves, sovraniteti shteteror, integriteti territorial dhe karakteri shteteror unitar i Republikes se Kosoves jane te pacenueshme.

As Presidenti, e askush tjeter, nuk ka te drejte te negocioje per territorin e Republikes se Kosoves.”

Kjo eshte rezoluta qe nuk u mbeshtet. Per cfare te flasim tjeter nese nuk pajtehemi ne kete pike bazike”.

Theksojmë se Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe një veprim i tillë është bërë pasi nuk kanë marrë përkrahjen e pozitës për rezolutën që ia ndalon presidentit Thaçi të diskutojë për kufijtë e Kosovës në Bruksel.