Arifi: Vitin e ardhshëm do të angazhojmë një kompani për mirëmbajtjen e qytetit (Video)

Kryetari i komunës së bashku me banorët e njësisi numër 5...

Kryetari i komunës së bashku me banorët e njësisë numër 5 ka vizituar këtë njësi dhe njëkohësishtë kanë biseduar në drejtim të evitimit të problemeve si: rregullimi i trotuarit i cili fillon nga kisha deri tek qendra e qytetit, si dhe vazhdimi i trotuarit në drejtim të rrugës së Gjilanit ku përfundon tek lagja e kurbalive, ndërsa si prioritet në këtë njësi është pastrimi i shtratit të lumit punë kjo e cila do të fillojë që nesër.

Gjatë intervistës së kryetarit të komunës për Rtv Aldi ai foli për rregullimin e trotuareve të cilat do të bëhen në këtë njësi, projekt tjetër i cili është duke u realizuar është kërkesa e kahmotshme e qytetarëve në drejtim të rrymës dhe të ujit, tha z.Arifi.

Ne jemi duke punuar sa i përket mirëmbajtjes së lumit po ashtu dhe trotuareve dhe gjithë qytetit që në vitin e ardhshëm të sigurojmë një kompani që në vazhdimësi të kujdeset për mirëmbajtjen e vendit.

Kryetari i komunës së bashku me banorët e njësisë numër 5 do të punojnë në atë drejtim që të ketë hapësirë të mjaftueshme për këmbësorë pasi që kjo rrugë është mjaft e frekuentueshme.