Papunësia në eurozonë mbeti e qëndrueshme në 8,1% në shtator, e pandryshuar që nga gushti, sipas agjencisë europiane Eurostat, ku kjo shifër përfaqëson shkallën më të ulët që nga nëntori i vitit 2008.
Eurostat referoi edhe numrin e të papunëve në bllokun e 19 vendeve, nga ku rezultoi se 13,2 milionë njerëz kërkonin punë në shtator, numër pothuajse i pandryshuar që nga gushti.
Ndër 28 vendet anëtare të BE-së, vendet me normën më të ulët të papunësisë në shtator ishin Republika Çeke me 2,3 %, pasuar nga Gjermania dhe Polonia me 3,4 %.
Papunësia më e lartë ishte në Greqi me 19,0 % në muajin korrik, muaji i fundit i të dhënave në dispozicion, dhe pasohet nga Spanja, e cila shënoi një normë prej 14,9 % në shtator.