Ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se opozita në këto kohë ka bërë lojëra dhe nuk është marrë seriozisht me dialogun.
“Vetëvendosje vjen në debat dhe ndryshe fol e ndryshe vepron. Kur vjen puna për konsensus kjo parti fut emrin e Hashim Thaçit në rezolutë, në mënyrë që të hidhëroj PDK-në e të prishet konsensusi ynë për bisedimet”.
Sipas Berishës opozita këto fjalime i ka bërë për vota, por në fund spektri politik duhet të shkojë i bashkuar në bisedime.
“Nuk kemi alternativë tjetër, pos të shkojmë të bashkuar në bisedime”.
Bekë Berisha ka thënë se subjekti i tij politik, në fillim nuk e ka marrë seriozisht deklaratën e Thaçit për kufijtë.
“Menduam se është taktik e bisedimeve për shkak të përvojës së tij politike, por kur Thaçi përmendi shkëmbimet e territoreve, e pamë se është ide e rrezikshme”, tha Berisha.