Mustafa: ''Shtylla e pestë'' e Këshillit Kombëtar Shqiptar përpjekjet për bashkim me Rep. Kosovës (Video)

z.Mustafa ka theksuar që pjesëmarrja dhe KKSH i këtij mandati shpreson të jetë më jetëshkurtëri...

Ekipi i Tv Aldi në prag të përmbylljes së fushatës për zgjedhjet për KKSH ka zhvilluar një intervistë me kryetarin e PDSH-së z.Ragmi Mustafa në lidhje me organizimin e zdhjedhjeve, slloganin e kësaj partie dhe mbështetjes që po gjenë nga mbajtja e tubimeve parazgjedhore.

z.Mustafa ka theksuar që pjesëmarrja dhe KKSH i këtij mandati uron të jetë më jetëshkurtëri kjo përshkak se Lugina e Preshevës po gjenë mbështetje si nga SHBA poashtu edhe nga shtetet e BE në mënyrë që në një të ardhme sa më të shkurtër të bashkohemi me Rep. Kosovës.

''Ne Partia Demokratike Shqiptare në këtë fushatë padyshim që kemi futur dhe një shtyllë të pestë të Këshillit Kombëtar Shqiptar, si përgjegjësi absolutisht numër rendor 1, është të vazhdohet akoma më shumë me përpjekjet për bashkimin e Bujanocit, Medvegjës dhe Preshevës me Rep.Kosovës, është proces që ka nisur nga korriku i këtij viti, proces i cili është mbështetur nga Presidenca e Rep. Kosovës, të cilën po e mbështesin pamohueshëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, dhe në këtë fushë duam të kemi një Këshill Kombëtar dhe një kryetar i saj i cili absolutisht i bindet këtij procesi...'' ka potencuar z.Mustafa.