Sami Salihu-Partive të tjera: Mos luani me ndjenjat e shqiptarëve (Video)

Sami Salihu kryetar grupit qyetetar LR-PDSH njëherit është dhe bartës i listës për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar...

Sami Salihu kryetar i grupit qyetetar LR-PDSH njëherit dhe bartës i listës për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar në një intervistë të zhvilluar me Tv Aldi ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve për Këshill Kombëtar Shqiptar, organizimin e përgatitjeve për këto zgjedhje dhe për slloganin ''Me ne për një Luginë të re''.

LR-PDSH në dallim nga subjektet e tjera politike të cilat po garojnë për zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqiptar ka vendosur që të zhvillojë një fushatë ndryshe, kjo duke u nisur edhe nga vetë karakteri i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe shtyllat që përmbanë që do të thotë pa tubime promocionale, pa tubime përmbyllëse por vetëm bisedë me qyetarët.

z.Salihu ka kritikuar dhe formën e zhvillimit të fushatave të disa partive  si shfrytëzimi i ndjenjave kombëtare të qytetarëve apo shfrytëzimi kësaj fushate për poena politikë.

''Nga ajo çfarë kam përcjellë deri më tani tundjen e flamurit të patriotizmit duke luajtur prapë me ndjenjat dhe emocionin kombëtar të shqiptarëve duke pas parasysh si pikë më e ndjeshme, por edhe se ishte aktuale tema e çështjes së Luginës, ne si LR-PDSH kemi zjgedhur një slogan jo manipulativ, jo emocion nxitës, por është një slogan real, gjë që ne e synojmë...'' ka potencuar z.Salihu.