Kamberi: me mbështetjen që kemi lista e PVD-së do të dalë lista e parë në Luginë të Preshevës (Video)

Partit politike ne Luginë të Presheveës kan hyrë në garë për zgjedhjet për këshill nacional,ku po hecin deg më degë duke vizituar banorët e shumtë...

Shaip Kamberi kryetar i Partisë për Veprim Demokratik gjatë intervistës së dhënë për Rtv Aldi foli për ecurinë e tubimeve parazgjedhore për KNSH, ku tha se si subjekt politik jemi të kënaqur në kryerjen e kësaj fushate, dhe ka shkuar ashtu siç duhet.

Ai gjatë kësaj bisede foli edhe për rëndësinë e Këshilli Nacional, me theks të veçantë për katër shtyllat të cilat mbështet ky Këshill në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës si në: Arsim, Kulturë, Gjuhë dhe Shkrim shqip, Simbolet kombëtare dhe shumë probleme të tjera.

''Ne besojmë që me përkrahjen që kemi marrë nga tubimet, nga takimet që kemi pasur, lista e PVD-së do të dalë lista e parë, më e fortë në Luginë të Preshevës, dhe do të jetë kandidatja më serioze që do të jap edhe kryetarin por edhe përbjërjen kryesore të Këshillit të ardhshëm Nacional...'' ka theksuar z.Kamberi

Mesazhi i z.Kamberi ishte që të dalin në mënyrë masovike të dielën më 4 nëntor të votojnë Partinë për Veprim Demokratik.