PDSH-po vazhdon me tubimet e saj parazgjedhore me banorët e fsh.Corroticë dhe Raincë (Video)

Partia Demokratike Shqiptare tubimin e saj me rradhë e mbajti mbrëm me banorët e bashkësisë lokale Corroticë, Raincë.

Tubim ky i cili u mbajt në ambientin e shkollës fillore ''Zenel Hajdini'' në fshatin Raincë.

Ftesës për pjesëmarrje i'u kishin përgjigjur një numër i madh i banorëve të këtyre dy njësive zgjedhore të cilët kishin ardhur të dëgjonin shpalojsen e programit të PDSH-së për zgjedhjet për Këshill Nacional.

Si nikoqir i këtij tubimi fjalën në fillim e mori kryetari aktual i Këshillit Nacional z.Shukri Ymeri

Më pas fjalën e morën edhe Enver Mehmeti bartës i listës së PDSH-së për zgjedhjet për KNSH njëherit kanditat për kryetar të KNSH-së, dhe më pas fjalimet pasuan edhe me kanditatët e tjerë që po garojnë për anëtarë të kuvendit të KNSH-së si: Mumin Bajrami, Blerta Jahiu,dhe Gëzim Bajrami.

Në fund para të pranishmëve fjalën e mori lideri i kësaj partie z.Ragmi Mustafa i cili para të pranishmëve elaboroi në pika të shkurtëra rëndësinë  e Këshillit Nacional, si dhe foli për bashkimin e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës.

Partia Demokratike Shqiptare tubimin e saj përmbyllës do ta mbajë të enjëtën në sallën  e madhe të Shtëpisë së Kulturës ''Abdulla Krashnica'' në Preshevë.