Kryetari i komunës Shqiprim Arifi vizitoi B.L. Raincë (Video)

Kryetari i komunës Shqiprim Arifi vizitoi B.L. Raincë

Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi në kuadër të aktivitetit të tij takim me banorët e e bashkësive lokale këtë vizitë e ka  vazhduar dhe në bashkësinë lokale Raincë.

Vizita e kryetarit në këtë bashkësi lokale filloi nga kompania private ‘’Tobler Skele’’ kompani kjo e cila ka të punësuar mbi 120 punëtorë, më pas së bashku me banorët e këtij fshati vazhduan në drejtim të objektit multifunksional i cili është i paraparë që në këtë objekt të hapet çerdhja e fëmijëve, ofiqaria, shtëpia e shëndetit si dhe dega e bibliotekës ‘’Mehmet Jusufi’’.

Më pas vazhduan deri tek shtrati i lumit ku kërkesa e banorëve të këtij fshati ishte që të bëhet vendosja e disa mbrojtëseve anësore pasi që shtrati i lumit është i rregulluar por rreziku është tek banorët e këtij fshati pasi që ende nuk janë të vendosura mbrojtëset.

Bashkësia lokale Raincë është njëra ndër bashkësitë lokale me investime më të mëdha në vitin 2018 ku është bërë si rregullimi i shtratit të lumit dhe asfaltimi i rrugës që të shpie deri tek varrezat e këtij fshati, sa i përket objektit multifunksional z.Arifi tha ne jemi duke punuar në këtë drejtim  ku kemi bërë porosinë për dy njësorë të energjisë elektrike.

Projektet e tjera në bashkësinë lokale Raincë janë vendosja e mbrojtëseve tek shtrati i lumit në një gjatësi prej 2 km, gjithashtu dhe fshati Raincë do të përfshihet në planin për të ndërtuar park.

 z.Arifi gjithashtu tha se jemi të fokusuar në këtë linjë Raincë, Shoshajë, Corroticë dhe Rahovicë  që të sigurojmë tension më të lartë të energjisë elektrike duke pasur parasysh që kemi kompaninë vendore ‘’Tobler Skele’’  që ka të punësuar mbi 120 punëtorë ku duke siguruar tension më të lartë të energjisë elektrike mund të rrisë dhe numrin e të punësuarve në këtë fabrik.

Kryetari i bashkësisë lokale Raincë z.Ali Sinani tha se sot mirëpritëm në B.L Raincë kryetarin e komunës ku me sigurimin e dy njësorëve të eneregjisë elektrike siç tha z.Arifi rruga për të futur në funksion objektin multifunksional është më e lehtë, bashkësia lokale Raincë ka edhe probleme të tjera por që në bashkëpunim me pushtetin aktual do t'i evitojmë.

Përpjekjet e pushtetit lokal janë në drejtim të asaj që në një të ardhme të afërt të hapet objekti multifunksional dhe të implementohen projektet e planifikuara.