Zeka ironizon me deputetët lidhur me kërkesën se si të ndalet Thaçi

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka në fjalën e tij në Seancën e jashtëzakonshme për kufijtë ka ironizuar rreth deklaratave për rrëzimin...

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka në fjalën e tij në Seancën e jashtëzakonshme për kufijtë ka ironizuar rreth deklaratave për rrëzimin e presidentit Hashim Thaçi.

“Kur e kanë votu Hashim Thaçin kanë harru që ai nuk është Atifete për është Atifet”, ka thënë ai, raporton lajmi.net.

“Ju s’po diskutoni për dialogun as për rezoluta këtu është problemi i urrejtjes ndaj Hashim Thacit.  Tani koleget që thonë se Hashim Thaçi na ka pru krejt mazhorancës në xhep. Mu nuk më fut Hashim Thaçi në xhep, as Fatmir Limaj as Kadri Veseli.”

Ai ka ironizuar me kërkesën se si të ndalet presidenti Thaçi, duke thënë se mund të ndalet vetëm duke bërë rezolutë kundër Behgjet Pacollit.

“Hashim Thaçin veç me bë rezolutë kundër Behgjet Pacollit që po e sjell me aeroplan e me thanë mos e kthe më”, tha ai.