Aktiviteti i kryetarit të komunës në kuadër të takimit të tij me banorët e bashkësive lokale ka vazhduar dhe në B.L Corroticë.
Në takim me banorët e B.L Corroticë kryetari njoftohet për punët të cilat janë të një rëndësie më të madhe si punimet në një pjesë të fshatit ku duhet të pastrohet shtrati i lumit por edhe të rregullohet ky shtratë në mënyrë që gjatë reshjeve të shiut banorët e kësaj lagje të mos përballen me probleme, më pas z.Arifi ka vizuar dhe shkollën fillore ‘’Dituria’’ ku vizitoi dhe sallën e sportit e cila është në përfundim e sipër.
Në intervistën që realizuam me kryetarin e komunës z.Arifin, ai tha se në vitin e ardhshëm është e paraparë që shkolla fillore ‘’Dituria’’ në fshatin Corroticë të ketë një investim total ku do të bëhet rekonstruimi i shkollës si nga pjesa e brendshme po ashtu dhe nga ana e jashtme, investimet tjera në këtë bashkësi lokale janë edhe me një park ku hapësirën e kemi ku duhet zgjedhur vetëm dhe disa çështje teknike.
Rekonstruimi në shkollën fillore ‘’Dituria’’ në fshatin Corroticë do të bëhet me mjete të ndara nga Bashkimi Evropian.