Ilir Deda kërkon që të mbyllet tema e territorit

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, në seancën e jashtëzakonshme ka kërkuar që të mbyllet tema për territorin e Kosovës.

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, gjatë seancës së jashtëzakonshme për kufijtë ka kërkuar që të diskutohet për parimet e dialogut me Serbinë, raporton lajmi.net

“E para është të ulemi të diskutojmë për parimet në dialog, të aprovime një pike dhe të vazhdojmë më pjesën tjetër”, ka thënë Deda.

Ai tha se kush e ka hapur temën e territorit duhet ta mbyll.

“Interesi politik është që sot të dalim me rezolutë që do të thotë asnjë bartës institucional nuk ka të drejtë të negocioj për integritetin territorial të Kosovës”, u shpreh ai.

Deda ka kërkuar qe të mbyllet tema e territorit.