Në kuadër të aktivitetit takim me banorët e komunës sonë, kryetari i komunës z.Shqiprim Arifi aktivitetin e tij e vazhdoi në B.L. Shoshajë e Poshtme.
Gjatë qëndrimit të tij në këtë fshat kryetari shkoi në drejtim të rrugës që të shpie për në Shoshajë të Epërme pasi që atë rrugë banorët e këtij fshati por dhe banorë të vendbanimeve të tjera e shfrytëzojnë për hedhje të mbeturinave, ku dhe u dakorduan si banorët e këtij fshati poashtu dhe kryetari i komunës që me kyçjen e kësaj bashkësie lokale në N.P.’’Moravica’’ vendi ilegal i mbeturinave të pastrohet.
Në intervistën e dhënë për Rtv Aldi z.Arifi u shpreh që: ''Gjatë qëndrimit tim në B.L.Shoshajë banorët e këtij fshati unë i njoftova që në një të ardhme të afërt banorët do të pajisen me kontejner të mbeturinave dhe më nuk do të jetë e nevojshme që mbeturinat të hudhen në vende të ndryshme''. Vizita e kryetarit vazhdoi në drejtim të çerdhes e cila është e ndërtuar që disa vite por që nuk funksionon ku z.Arifi tha se në investimin në këtë çerdhe nuk e shohë që është me ndonjë perspektiv pasi që në këtë çerdhe nuk mund ti kemi as dy fëmijë .
Kryetari i komunës tha që do të punojmë në atë drejtim që së paku të funksionalizojmë çerdhen dhe më pas do të shohim se për çfarë do ta dedikojmë.