Ka filluar asfaltimi i Xhades së vjetër (Video)

Putevi Srbije a filluar asfaltimin e Xhades së vjetër...

Xhadja e vjetër është një rrugë alternative dhe e frekuentuar për së tepërmi e cila ka qenë e shtruar para shumë viteve dhe që prej asaj kohe nuk ka pasur intervenime përkundër dëmtimeve të tepërta që kishte pësuar, rtvaldi.com 

Me kërkesë të komunës së Preshevës ndaj ‘’Putevi Srbije’’ kërkesa këto që kanë filluar para dy vitesh, sot kanë filluar punimet në këtë rrugë dhe në një të afërme të shkurtër kjo rrugë do të jetë e lirë për qarkullim dhe në shërbim të qytetarëve.

Për të vëzhguar punimet nga afër në terren ishtez. Xhelal Hasani udhëheqës i drejtorisë për punë komunale, ndërtimore dhe banesore, i cili tha që me kërkesë të komunës së Preshevës ‘’Putevi Srbije’’ sot ka filluar me punimet për asfaltimin e rrugës nga kryqëzimi për tek fshati Ashan deri në afërsi të pishinës, në gjatësi prej 3km, rtvaldi.com 

Përveç këtyre punimeve komuna e Preshevës ka bërë dhe kërkesa të tjera sa i përket projekteve në të ardhmen siç janë kërkesat për asfaltimin e rrugës nga Çukarka në dalje të Autostradës që shpie deri tek gurëthyesi ‘’Buduqnost’’, përveç kësaj kërkesa janë drejtuar edhe për një problematikë tjetër siç është ndriçimi i daljes nga Autostrada që shkon në drejtim të qytetit të Preshevës .

Në këtë projekt është parashikuar që të shtrohen dy shtresa të asfaltit dhe hapja e kanaleve anësore për qarkullimin e ujrave atmosferikë si dhe vendosja e sinjalizimit, ka shtuar z.Hasani

Ky projekt që është pritur për vite të tëra që të realizohet më në fund do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe kjo parashikohet për një afat prej 15 ditësh, rtvaldi.com