Kryetari i komunës së Preshevës z.Arifi takohet me banorët e B.L.Geraj (Video)

Kryetari i komunës z.Arifi takohet me banorët e B.L.Geraj...

z. Arifi së bashku me disa bashkëpunëtor të tij ka qëndruar në bashkësinë lokale Geraj, gjatë qëndrimit të tij në këtë fshat është takuar me banorë të shumtë të këtij fshati ku njëkohësisht dhe shtronin kërkesat e tyre në drejtim të evitimit të problemeve me të cilat ata përballen.

Z.Arifi rrugëtimin e tij e vazhdoi pothuajse në të gjithë fshatin duke parë dhe punimet të cilat janë afër finalizimit.

Gjatë prononcimit të tij z.Arifi tha se problem kryesor në këtë bashkësi lokale ka qenë shtrati i lumit i cili ka kaluar si nëpër bashkësi lokale po ashtu dhe nëpër prona private ku ky problem është evituar, ndërsa prioritet tjetër është që dhe bashkësia lokale Geraj të përfshihet në ndërmarrjen publike ‘’Moravica’’ për grumbullimin e mbeturinave.

Për vitin 2019 në çdo bashkësi lokale është e parapar që të pajiset me nga një park ku dhe fshati Geraj do ta posedojë këtë pasi që sot kemi caktuar dhe lokacionin e duhur, kështu u shpreh Kryetari i komunës Shqiprim Arifi.