Draft-amendamentet për ndryshim të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, në pajtueshmëri me marrëveshjen e Prespës, që në vete do t'i përmbajnë edhe kërkesat e tetë deputetëve të opozitës, të cilët i dhanë mbështetje fillimit të procesit për ndryshime kushtetuese, sipas paralajmërimeve në Kuvend duhet të mbërrijnë deri në fund të javës.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi mbrëmë në intervistë për Kanal 5 theksoi se shpreson që Qeveria ta ruajë respektojë afatin dhe deri të premten t’i dorëzojë draft-amendamentet deri te Kuvendi i Maqedonisë që ato të fillojnë të shqyrtohen. Theksoi se deputetët deputetët nga opozita, të cilët dhanë përkrahje për ndryshimet kushtetuese, kanë votuar sipas bindjes së tyre dhe me këtë e kanë hapur rrugën për ardhmërinë euroatlantike të Republikës së Maqedonisë. Nuk e përjashtoi mundësinë që deri në fund të procesit të rritet numri i deputetëve të cilët do të japin mbështetje për ndryshimet kushtetuese.
Paralajmërim për atë se amendamentet deri të premten do të mbërrijnë në Kuvend kishte edhe nga kryeministri Zoran Zaev, i cili pas takimit me tetë deputetët e opozitës të cilët dhanë mbështetje për fillim të ndryshimeve kushtetuese, theksoi se në to mund të futen edhe kërkesat e këtyre deputetëve për përmirësim të marrëveshjes.
“Tema e seancës së sotme konsultuese ishte procedura e përgatitjes së projekt-amendamenteve. Bisedojmë pikërisht për ato tre pikat e para prej gjithsej katër të cilat ishin dorëzuar deri te unë si kryetar i Qeverisë dhe deri te Qeveria si përgatitës juridik formal të projekt-amendamenteve, të ndërtohen pikërisht ato elemente të cilat gjithashtu janë të rëndësishme për to. Mund të konstatoj se në atë pjesë të debatit kemi gjetur kahëzime konkrete të cilat na ishin dhënë për ne si përgatitës të projekt-amendamenteve”, tha Zaev.
Janë harmonizuar drejtimet konkrete – pjesa për përforcimin e identitetit të Maqedonisë, garancia se projekti do të shkojë deri në fund dhe nuk do të bllokohet sërish nga Greqia, përkatësisht se amendamentet kushtetuese do të hyjnë në fuqi me ratifikimin në Parlamentin grek dhe në pjesën e përdorimit të brendshëm të emrit të ri.
“Tani do t’i përpunojmë edhe para se t’i zyrtarizojmë përmes Parlamentit do t’i konsultojmë edhe njëherë, do t’i demonstrojmë në grupin e ri të deputetëve që të mund të japin konfirmim dhe presim deri në fund të javës së punës dhe do t’i formalizojmë deri te Parlamenti”, tha Zaev.
Në pyetjen se nëse nevojitet konsultim me Qeverinë greke, Zaev tha se këtë nuk e parashikon Marrëveshja e Prespës, por në frymën e asaj që është dakorduar kur do të definohet gjithçka do të konsultohet edhe pala greke.
“Më vjen mirë që përveç shumicës parlamentare edhe një pjesë e opozitës është e vetëdijshme për këtë aspekt. Besoj se do t’i gjejmë mekanizmat më të mirë që këtë ta vendosim në tekst, i cili realisht ka qenë i zbatueshëm, por edhe i cili do t’i plotësonte kërkesat e këtij grupi të deputetëve prej tetë deputetëve, por nuk do të ishin problematike për palën greke. Unë gjithsesi pres kur do t’i përfundojmë draft-amendamentet të kyçen edhe ata deputetë nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, të cilët deri më tani nuk janë kyçur në pjesën e procesit të votimit për hapjen e nevojës për ndryshimin e Kushtetutës. Mbes me dëshirë që numri të jetë jo 120 por 110”, theksoi kryeministri.
Deputeti Zeqir Ramçilloviq pas takimit konfirmoi se është biseduar për kërkesat të cilat i drejtoi ky grup parlamentar pas mbështetjes në hapjen e procesit për ndryshime kushtetuese.
Propozimet tona në pjesën më të madhe, tha ai, për Qeverinë janë të pranueshme dhe prej atje premtuan se do t’i vendosin në draft-amendamente. Pastaj, shtoi Ramçilloviq duhet t’i dërgojnë deri te ne dhe të shohim se a është bërë kjo.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, madje, në pjesëmarrjen e djeshme në televizionin Telma tha se Marrëveshja e Ohrit është zgjidhje për Maqedoninë multietnike dhe duhet të saktësohet në Preambulë.
“Në Marrëveshjen e Prespës është paraparë saktësimi i KAÇKM-së me definimin e Manifestit si dokument kryesor. Ne vlerësojmë se gjatë definimit të dokumenteve konstituive të shtetit është logjike ndjekja e hapave, që nuk është kërkesë vetëm e shqiptarëve por edhe e të gjitha partive politike në shtet, pasi Marrëveshja e Ohrit është futur në Kushtetutë me amendamente, vetëm se nuk është përmendur si dokument. Është logjike që të ketë një tërësi të elementeve konstituive të shtetit kronologjikisht të jenë Republika e Krushevës, Manifesti i KAÇKM-së, 8 Shtatori dhe Marrëveshja e Ohrit”, tha Osmani.