Grupi i ri parlamentar përfshihet në bisedimet për amendamentet për ndërrimin e emrit të Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi në takimin e rregullt koordinues ka informuar koordinatorët e grupeve parlamentare

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi në takimin e rregullt koordinues ka informuar koordinatorët e grupeve parlamentare të Kuvendit se është formuar grup i pavarur i deputetëve nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” me tetë deputetët të cilët votuan “për” nisjen e ndryshimeve kushtetuese.

Ky grup parlamentar, koordinatore e të cilit do të jetë deputetja Elizabeta Kançeska- Milevska, pritet që sot të ketë bisedime me kolegët e LSDM-së lidhur me draft- amendamentet e Kushtetutës në pajtueshmëri me katër kërkesat e tyre dorëzuar para votimit të ndryshimeve kushtetuese.

Të premten kur edhe formalisht i nënshkruan aktet se do të veprojnë të pavarur në grup të ri parlamentar, një pjesë e deputetëve kanë informuar se grupi do të veprojë si opozitë, dhe se janë të hapur për deputetë të rinj.

Në Kuvend deri në mesditë nuk kishin arrit draft- amendamentet për ndryshimet kushtetuese dhe nuk ka paralajmërime zyrtare kur do të mund të ndodhë ajo. Afati prej 15 ditësh skadon të premten.

Edhe pse ishte paralajmëruar nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, në Kuvend ende nuk është dorëzuar as propozim- ligji për amnisti.

Ndryshe, në Komisionin për financim dhe buxhet, ka filluar debati për rebalancin e buxhetit.