Isa Mustafa: Qeveria Haradinaj të dorëhiqet, mos ta pres mocionin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në mbledhjen e sotme të kryesisë së kësaj partie janë dakorduar për një angazhim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në mbledhjen e sotme  të kryesisë së kësaj partie janë dakorduar për një angazhim maksimal për të gjithë qytetarë e Kosovës në mënyrë që proceset që i sjellin të arritura Kosovës të mos ndërpriten.

Në konferencën për media,  Isa Mustafa madje ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë Haradinaj si dhe shpërbërjen e Parlamentit, njofton Klan Kosova.

”Besojmë që dialogun mund ta zhvillojë një Qeveri e cila përfaqëson shumicën”.

”Korrigjimi i kufijve nuk vjen fare në shprehje për shtetin e Kosovës. Do të bëjmë përpjekje maksimale që të gjithë qytetarët e Kosovës të fitojnë të drejtat e tyre në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe në mirëqenien e tyre”.

”Ne me Serbinë mund të ballafaqohemi për të diskutuar tema por assesi të diskutojmë tema të cilat vëjnë në pikëpytetje funksionalizimin e shtetit të Kosovës”.

”Kushtet janë pjekur që Qeveria të jap dorëheqje, dhe jemi të mendimit që Parlamenti të shpërndahet”.

”Një Qeveri e cila merret vetëm me shpenzimet e buxhetit me idetë e klientelizmit. Është mirë që ata mos ta presin mocionin e mos-besimit, sepse edhe ai mocion për shkak të interesave po zhagitet”.

”Në javën tjetër ne do të jemi pjesëmarrës në Kongresin e Partive Popullore. Haziri do ta përfaqësojë delegacionin tonë në këtë proces”.

”Edhe atje do të lobohet për liberalizimin e vizave, e drejtë kjo e cila po iu mohohet qytetarëve të Kosovës tash e sa kohë”.