Në një fotografi të siguruar nga Klan Kosova ai shihet teksa është ulur në rendin e parë të të ftuarve të kësaj ceremonie.
Thaçi u pa pranë homologut të tij nga Shqipëria, Ilir Meta por edhe në një radhë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe atë serb, Aleksandar Vuçiq.
Aeroporti i ri i Stambollit që po hapet për 95 vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, është ndërtuar në vendin e quajtur “Arnavutkoy”, i njohur si fshat i shqiptarëve.
Faza e parë e ndërtimit të këtij aeroporti ka kushtuar gjashtë miliardë euro dhe është ndërtuar para tri viteve.
Aeroporti i ri i Stambollit, në brigjet e Detit të Zi, do të shërbejë për 90 milionë pasagjerë në vit në fazën e tij të parë.
Në përfundimin e saj në dhjetë vjet do të zërë rreth 19.000 hektarë si dhe do të shërbejë deri në 200 milionë udhëtarë në vit me gjashtë pista.
Ky është pothuajse dyfishi i trafikut në aeroportin më të madh në botë aktualisht, Atlanta Hartsfield-Jackson.