Partia Demokratike Shqiptare ka mbajtur tubimin parazgjedhor në Preshevë në të cilën të pranishëm ishin anëtar, aktivistë dhe simpatizantë të PDSH.
Fillimisht fjalimin përshëndetës e ka mbajtur kandidati për zgjedhjet për KKSH z.Astrit Ramizi, i cili ka theksuar se PDSH-ja ka luftuar gjithmonë për kauzën e bashkimit kombëtar duke ruajtur vlerat kombëtare dhe historike.
Në vazhdim fjalën e ka marrur dhe z.Bilall Maliqi poashtu kandidatë për zgjedhjet e KKSH-së i cili ka folur për punën që ka bërë PDSH gjatë kohës në udhëheqje duke mbrojtur gjuhën shqipe nga bastardimi dhe përkthimi gabimisht i teksteve mësimore.
Më pas Nora Agushi është prezentuar si kandidate potenciale e KKSH-së, duke thënë se do jap kontributin e saj për popullsinë shqiptare.
Bartësi i listës së PDSH-së për zgjedhjet në KKSH-së ka thënë se jemi në një moment historik të rëndësishëm për popullsinë shqipëtare dhe se PDSH-ja nëpërmjet kandidatëve që ka do të luftojë për të drejtat e shqipëtarëve dhe do të mbrojë katër shtyllat kryesore të Këshillit.
Në fund fjalën e ka marrur dhe kryetari i PDSH-së z.Ragmi Mustafa i cili ka theksuar se gjatë kohës që PDSH ka udhëhequr Këshillin nuk ka lejuar serbët në frontin politk në mes serbëve dhe shqiptarëve .
Duke i rikujtuar të gjithë të pranishmëve në këtë tubim se Partia Demokratike Shqiptare, këtyre zgjedhjeve po i nënshtrohet me qëllimin e vetëm, që edhe përmes këtij institucioni të përçojmë zërin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e ky është zëri i Bashkimit më Republikën e Kosovës, prandaj datë 4 nëntor të gjithë në mënyrë masovike duhet mbështetur Partinë Demokratike Shqiptare.