Partia Demokratike Shqiptare ka mbajtur tubimin parazgjedhor me anëtar, aktivistë dhe simpatizantë në Preshevë me Forumin e Gruas dhe Forumin Rinor.
Hapjen e tubimit e ka bërë kryetarja e Forumit të Gruas zonja Albiona Ibrahimi Rexhepi, Zonja Ibrahimi i bëri ftesë të gjithëve të vazhdojnë të mbështesin Partinë Demokratike Shqiptare sepse është subjeki i vetëm që i ka bërë dhe do ti bën ballë sfidave të cilat i kemi.
Fjalim përshëndetës mbajtën edhe kryetari i Forumit Rinor Arbër Shaqiri, kandidatja e Kuvendit të Këshillit Shqiptar zonjusha Vjosana Ajdini, zonjusha Nora Agushi dhe zonja Hana Emërllahu-Arifi poashtu kandidate në zgjedhjet për KKSH.
Për të shpalosur programin parazgjedhor me fjalim i'u drejtua bartësi i listës së Partisë Demokratike Shqiptare z. Enver Mehmeti i cili theksoi se participimi i gjeneratës së re në proceset shtet-formuese dhe vendim-marrëse garanton demokracinë e vërtetë. Ky participim në asnjë formë nuk duhet të jetë sipërfaqësor, vasal dhe sa për dukje, por partneriteti i mirëfilltë që ruan autonominë mes gjeneratave. Reforma, e reja, e nevojshmja dhe ideja, vijnë vetëm nga të rinjtë.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Ragmi Mustafa, para të pranishmëve theksoi se Lugina e Preshevës ndodhet para një rasti historik, pra të jetësohet jo vetëm vullneti i shprehur në Referendum, por edhe ëndërrat e brezave të tërë para nesh të cilët e kanë ëndërruar këtë Bashkim me Republikën e Kosovës.
Në fund bartësi i listës zgjedhore të PDSH-së ftoi të gjithë t’i mbledhin forcat tona, ti mbrojmë vlerat kombëtare dhe me 4 nëntor duke rrethuar 5, Partinë Demokratike Shqiptare të ndihmojmë procesin e bashkimit me Republikën e Kosovës.