Ndeshja është zhvilluar mes klubit futbollistik ‘’Lugina’’ dhe klubit futbollistik ‘’Levosoje’’ loja ka filluar në ora 13:30, ku vlenë të theksohet që ndeshja është zhvilluar në favorë të K.F ‘’Lugina’’ pasi që ndeshja ka përfunduar me rezultat 7:0.
Trajnere kryesore e kësaj ndeshje ishte Jona Kadençiq ndërsa në intervistën e dhënë për TV Aldi Jona u shpreh: ''Klubi futbollistik është një skuadër mjaft e mirë dhe korrekte ndërsa puna e tyre po bënë që të renditet ndër të parat në Rrethin e Pçinjës''.
K.F. ’’Lugina'' ka luajtur këtë ndeshje si vendase ku në xhiron e nëntë të Rethit të Pçinjës kishim ekipin nga Levosova gjatë kësaj ndeshje ekipi jonë avancoi lojën dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 4:0, u shpreh trajneri i klubit futbollistik ‘’Lugina’’ Jeton Rexhepi.
K.F. ‘’Lugina’’ javën e ardhshme do të jetë mysafire me një kundërshtarë më të papërshtatshëm ndërsa nëse sezonin vjeshtorë e përfundojmë me shumë fitore shpresojmë që ne të dalim kampion vjeshtor, tha trejneri Jeton Rexhepi.