Shoqata Kulturore Dituria në Preshevë ka përbyllur me sukses trajnimin e organizuar me nxënësit e dy shkollave të mesme në Preshevë me temën ''Rrethi Rinor'' me ligjërues Fismir Jahiu, dhe Blerim Hiseni.
Gjatë këtij trajnimi, janë mbajtur katër takime radhazi gjatë vikendeve me sesionet e para dhe pas dite. Në këtë trajnim kryesisht kanë marrë pjesë një numër prej 26 nxënësish të shkollave të mesme në Preshevë.
Temat e veçuara gjatë këtij trajnimi ishin: “Njohja dhe forcimi i kohezionit grupor”, “Puna ekipore”, “Komuniteti lokal”, “Strategjia e komunikimit”, “Bulizmi”, ''Dëgjimi aktiv dhe komunikimi”
Nxënësit të cilët ishin pjesmarrës të këtij trajnimi në shoqatën ''Dituria'' i shprehen falënderues kësaj shoqate që ju ka mundësuar nxënësve të shkollave të mesme të marrin pjesë në këtë trajnim siç është Hajmone Mustafa, dhe Hamza Salihu.
Nexhmedin Ademi drejtor i shoqatës ''Dituria'' në Preshevë për TV Aldi tha se ky trajnim u realizua me sukses dhe i shprehem falënderues nxënësve të shkollave të mesme që një numër imadh i tyre i'u përgjigjën këtij trajnimi që është shumë i rëndësishëm për ta, ku qëllimi i këtij trajnimi ishte të ngritet aftësia e komunikimit në mes nxënësve dhe puna ekipore.
Ky ishte trajnimi i dytë i organizuar nga Shoqata ''Dituria'', ku njëri është mbajtur vitin e kaluar në Bujanoc, ku me përbylljen e këtij trajnimi në fund nxënësit janë shpërblyer me nga një çertfikatë.