Pata kënaqësinë dhe nderin të takoj sot ministrin e drejtësisë pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Abelard Tahiri.
Gjatë një bisede të ngrohtë, njoftova ministrin me ecurinë e fushatës zgjedhore dhe programin e Alternativës për Ndryshim lidhur me zgjedhjet e Këshillit Kombëtar.
Duke e konsideruar këtë program si tejet cilësor, ministri Tahiri u zotua se ai mund të shërbejë si një model bashkëpunimi midis qeverisjes së ardhshme të KKSH-së dhe ministrive përkatëse në qeverinë kosovare.
Në fund të takimit biseduam edhe për procesin e dialogut-Kosovë-Serbi dhe kontekstin e Luginës në të.