Partia Për Veprim Demokratik ka mbajtur tubim promovues me njësitë 1 deri në 9 (Foto)

Partia Për Veprim Demokratik ka mbajtur tubim promovues në njësitë 1 deri në 9

Sot në amfiteatrin e RTV Presheva, Partia për Veprim Demokratik në dy termine mbajti tubim parazgjedhor, njëherit edhe promovoi kandidatët nga lista e PVD për zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptar me njësitë nga 1 deri 9 të Preshevës.

Kandidatët nga këto njësi, Besim Nasufi, Remzije Rexhepi, Ardita Saqipi e Enkel Rexhepi kërkuan besimin për t’a rikthyer PVD në krye të institucionit të cilin vet ky subjekt e themeloi.

Kryetarja e degës së PVD në Preshevë, Ardita Sinani i bëri thirrje të gjithë Luginasve që me 4 nëntor të rrethojnë numrin 3 për t’i rikthyer në krye të KNSH ata që patën guximin ta themelojnë këtë institucion të rëndësishëm për Shqiptarët.

Kryetari i PVD, Shaip Kamberi kërkoi nga të gjithë që me 4 nëntor BASHKË ta votojnë listën gjithpërfshirëse të PVD dhe mos t’i japin hapësirë sharlatanëve dhe të paditurve.