Shqiprim Arifi ka vizituar Malësinë e Preshevës dhe fshatin Rahovicë (Foto)

Shqiprim Arifi ka vizituar Malësinë e Preshevës dhe fshatin Rahovicë

Sot qëndruam në Malësinë e komunës sonë, ku për së afërmi u njoftuam me hallet që i kanë banorët e kësaj ane.

Përveç mungesës së infrastrukturës dhe përkrahjes institucionale që nuk iu ka ofruar në të kaluarën, ata të cilët kanë manipuluar me fatin dhe situatën e këtyre banorëve, edhe ndaj fëmijëve nuk kanë treguar kujdesin minimal.

Fatkeqësisht nxënësit e shkollës "Migjeni" në fshatin Ilincë mësojnë në kushte të mjerueshme, ku përveç mungesës së teksteve shkollore, ata mësojnë në një shkollë, të ndërtuar para gjysëm shekulli.

Qeverisja jonë ka një program të qartë dhe është e vendosur që të revitalizojë Malësinë e Preshevës.

Projekti i asfaltimit të rrugës Buhiç-Ilincë-Maxhere-Ranatoc në gjatësi prej 6 km, në një vlerë prej mëse 104 milion dinarësh, është një hap i guximshëm që e kemi ndërmarrë në interes të këtyre qytetarëve, për t'ua ndryshuar kualitetin e jetës thelbësisht. Në historinë e komunës së Preshevës asnjëherë nuk është nënshkruar ndonjë kontratë me vlerë kaq të lartë.

Për ne, qytetarët janë të barazvlefshëm kudo që jetojnë në territorin e komunës sonë, përkundër kritikave të paraardhësve të mi, që përveç që nuk e kanë realizuar këtë projekt kaq domethënës, e më e keqja qëndron në atë që e kanë kundërshtuar.

Përmes investimeve të komunës, ne synojmë që t'ua kthejmë shpresën qytetarëve të këtyre fshatërave, ku sot u premtuam që të asfaltojmë rrugën deri tek shkolla e fshatit, si dhe do të përpilojmë projektin për rekonstruimin e përgjithshëm të shkollës.

Banorët e kësaj zone shprehën kënaqësinë dhe dëshmuan seriozitetin tonë për kujdesin ndaj tyre, duke deklaruar që në këto zgjedhje do të n'a mbështesin fuqishëm dhe vërtetë alternativë tjetër nuk vjen në shprehje.

Ata që n'a kanë zhgënjyer dhe luajtur me fatin tonë, as të mos nisen për të n'a i kërkuar votat.

Pasdite vazhduam në fshatin Rahovicë, takova banorët e këtij fshati dhe shikuam së bashku punimet që janë duke u realizuar në këtë fshat. Rruga që të shpie nga fshati Rahovicë si rrugë Alternative për në fshatin Bukurocë është projekti fundit që po realizohet, gjithashtu pranova shumë kërkesa nga banorët që bashkëbiseduam gjatë tërë kohës.
Gjithashtu i njoftova banorët se shkollën fillore vitin tjetër do ta renovojmë në tërësi, pasi fëmijët tonë meritojnë kushte më të mira.
ALTERNATIVË tjetër nuk ka, dhe përkrahja e këtyre banorëve do të jetë në çdo sfidë që kemi, andaj edhe në garën për zgjedhjet e KNSH-së mora përkrahjen maksimale nga banorët e fshatit Rahovicë.