PDSH mbanë tubimin parazgjedhorë me banorët e fshatit Miratoc, Tërrnavë dhe Norçë (VIDEO)

PDSH mbanë tubimin parazgjedhorë me banorët e fshatit Miratoc, Tërrnavë dhe Norçë

Partia demokratike shqipëtare ka mbajtur tubimin parazgjedhorë për tri bashkësi lokale Miratoc,Tërrnavë si dhe Norçë, tubimi u mbajtë  në shkollën fillore ‘’Abdulla Krashnica’’ në fshatin Miratoc.

Në këtë tubim ishin të pranishëm aktivistë dhe simpatizantë të PDSH-së.

Fillimishtë fjalën e mori bartësi i listës për zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqipëtarë z.Enver Memeti, më pas mori fjalën edhe banori i fshatit Miratoc doktor Ramiz Latifi dhe në fund fjala përshëndetse i’u dha dhe kryetarit të PDSH-së z.Ragmi Mustafës.

Njëra ndër thënjet e bartësit të listës  për KNSH gjatë fjalimit të tij ishte ‘’Sot jemi bashkuar për të ecur bashk për bashkim me Kosovën’’.