Bashkësia Islame gjatë sot pritet të zgjedhë kryetarin e ri të saj. Në këto zgjedhje pritet të rikandidojë Naim Ternava, ai që ende mbanë këtë post.
Kundërkandidat i tij do të jetë Reshat Mexhiti.
Kuvendi zgjedhor i Bashkësisë Islame ka filluar prej orës 10:00.
Kujtojmë, se edhe pas 13 viteve në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava është në kërkim të mandatit të tij të katërt në krye të BIK-ut. Bazuar në Kushtetutën e këtij institucioni, atij nuk i ndalohet që të rikandidojë përsëri për kryetar.