Gjeneral Sandër Lleshi, ministri i ri i Brendshëm i Shqipërisë

Ministri i ri i Brendshëm do të jetë Sandër Lleshi.

Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Fatmir Xhafajn.

Njoftimi u bë në rrjetet sociale nga vetë Kryeministri Rama.

Ja çfarë shkruan Edi Rama

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse.”