Partia Demokratike Shqiptare ka mbajtur tubimin promovues në B.L. Leran (Video)

Partia Demokratike Shqiptare ka mbajtur tubimin promovues në B.L Leran

Partia Demokratike Shqiptare ka vazhduar me tubimin e radhës promovues ku me këtë rast ka mbledhur banorët e bashkësisë lokale Leran, Bushtran, Golemidoll, Geraj dhe Ashanë në ambientin e shkollës fillore ‘’9 Maji’’ në Leran.

Të pranishëm në këtë tubim ishin një numër i madh i simpatizantëve të PDSH-së ku fillimisht fjala i'u dha bartësit të listës së PDSH-së për KNSH, z.Enver Mehmeti i cili përveç të tjeash i'u dretjua mbështetësve të PDSH-së edhe vetë si banorë që vjen nga bashkësia lokale Leran, duke theksuar që banorët e kësaj bahkësie lokale nuk tubohen vetëm kur është çështja për gjëra materiale ata dinë të bashkohen edhe për çështje kombëtare, për shkollat, për librat dhe simbolet kombëtare ashtu siç e kanë vërtetuar në Referundimin  e 1 dhe 2 marsit.

Më pas fjala i'u dha edhe kandidates për KNSH, znj.Hana Emërllahu Arifi e cila potencoi që gjatë kohës që PDSH ishte pjesë e KNSH-së nuk ka lejuar bastardimin e teksteve mësimore duke mos lejuar që të përkthehen gabimisht duke devijuar tekstet nga origjina e tyre.

Fjalë rasti i'u dha edhe kandidatit për KNSH nga radhët e PDSH-së, z.Besnik Emini i cili poashtu theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve duke i ftuar që më datë 4 dhjetor të dalin dhe të votojnë Partinë Demokratike Shqiptare me bartësinë e listës së PDSH-së për KNSH, z.Enver Mehmeti

Në fund fjala përshëndetëse i'u dha edhe kryetarit të PDSH-së z.Ragmi Mustafa i cili pasi që falënderoi pjesëmarrësit për praninë e tyre kërkoi dhe një minutë heshtje për ish drejtorin e ndjerë të shkollës fillore z.Rami Hyseni. Më pas duke ftuar pjesëmarrësit që të mbështesin kandidatët dhe dhe bartësin e listës së PDSH-së për zgjedhje për KNSH i ftoi që ta bëjnë këtë duke shkuar rrugës së bashkimit me Republikën e Kosovës pasi kjo është e vetmja zgjidhje për Luginën e Preshevës.

Në fund kryetari i PDSH-së z.Mustafa ka kërkuar nga pjesëmarrësit që të gjithë të transmetojnë fjalët e z.Mustafa dhe me datë 4 dhjetor ta mbështesin masovikisht PDSH-në.