Një delegacion i Policisë së Prishtinës po qëndron në Tiranë

Një delegacion i Policisë së Prishtinës po qëndron në Tiranë...

Në vazhdën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave në fushën e sigurisë në mes dy kryeqyteteve Drejtori i Policisë së Rajonit të Prishtinës, Nënkolonel Rexhep Sijarina po qëndron në një vizitë pune në Tiranë.


Ai është pritur sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë Ardi Veliu si dhe nga Drejtori i Qarkut të Tiranës Kastriot Skënderi dhe zyrtarë të tjerë të lartë të policisë së shtetit, thuhet në njoftimin.

Në fokus të takimit ka qenë ngritja e mëtejme e bashkëpunimit të dy kryeqyteteve në fushën e luftimit të krimit, identifikimin e personave të dyshuar që veprojnë në të dyja shtetet si dhe kapja e tyre.

Ndërkohë që janë diskutuar edhe segmente të veçanta ekskluzivisht nga sfera e sigurisë me interes për të dyja palët.