Tifozët e futbollit në gjithë botën, të dielën do të kenë mendjen në ‘Camp Nou’, ku Barcelona pret Real Madridin në sfidën që nis nga ora 16:15.
Për herë të parë pas disa viteve, të dy skuadrat do të paraqiten në fushë pa Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Barcelona në faqet zyrtare të klubit në rrjetet sociale ka zbuluar se si do të duket koreografia e tifozëve në ‘Camp Nou’ për ndeshjen me Real Madridin.
Me këtë koreografi do të mbulohet i gjithë stadiumin, dhe ngjyrat mbizotëruese janë ato të Katalonisë.