Pëlqehet kënga e re e Capital T

Para tri ditëve lansoi projektin e ri muzikor.

Reperi kosovar, Capital T para tri ditëve publikoi këngën e re me videoklip të titulluar “Bomba”.

Ky projekt i reperit u prit mjaft mirë nga publiku ku vetëm për pak ditë ka mbledhur një milion klikime në kanalin zyrtar, Youtube.

Këtë e bëri të ditur vetë Kapo teksa në llogarinë e tij, Instagram ndau një fotografi me mbishkrimin “1M”.

Ndryshe, Capital T pëlqehet tej mase për muzikën që bën e këtë e ka dëshmuar gjithnjë pasi që edhe në koncertet e tij salla është e mbushur me plot njerëz.