3 filmat shqiptarë në “Oscars”

3 filmat shqiptarë në “Oscars”

Duket se tashmë dhe industria e filmit në Kosovë po rezulton mjaft e denjë dhe në industrinë ndërkombëtare të filmit këtë vit, pasi 3 filma kanë arritur të prekin Oscars për edicionin e 91-të të Çmimeve të Akademisë.

“Martesa” është filmi me metrazh të gjatë i regjisores Blerta Zeqiri që fitoi çmimin “FIPRESCI” dhe çmimin special të jurisë në festivalin “Tallin Black Nights” në vitin 2017 dhe tani është nominuar në kategorinë e filmit më të mire në gjuhë të huaj.

“Gardhi” është filmi me metrazh të shkurtër i Lendita Zeqirajt, që u kualifikua si filmi më i mirë me metrazh të shkurtër në festivalin ndërkombëtar të filmit në Hamptons dhe si filmi më i mirë nën 15 minuta në festivalin e filmit në Palm Springs.

Ky film flet për historinë e një fëmijë të vogël,i cili përballet me familjen e tij për shoqërinë me shokun e tij rom.
Filmi prek temën e përjashtimit, shovinizmit dhe racizmit në shoqërinë kosovare.

“Ajo” është filmi nga More Raça që u përzgjedh si një ndër finalistët e “Manhattan Short Film Festival”.

Filmi flet për temën e dhunës në familje dhe e tregon trimërinë e një vajze të vogël, të luajtur nga Diella Valla, e cila e bën të pamundurën për ta shpëtuar vetveten dhe nënën e saj, të cilën e luan Aurita Agushi.