Teatri i Preshevës me shfaqen "Skicuesi" marrin pjesë në "Komedia Fest" Gjakovë (VIDEO)

Teatri i Preshevës po prezenton nëper festivale mbarëshqiptare...

Pas themelimit të teatrit të qytetit në Preshevë kanë filluar të prezentojnë nëpër fetivale të ndryshme Shqiptare

Shfaqja "Skicuesi" e zhanritë dramë e cila vitin e kaluar ishte premierë në festivalin "Ditët e komedisë shqiptare" në Preshevë është rikthyer përsëri në sken për të prezentuar në dy festivale atë të Gjakovës dhe të Dibrës.

Regjisorja e shfaqës "Skicuesi" Afeida Boriçi Mehmeti  tha se për ne është hera e parë që po prezentojmë në festival si teater i qytetit të Preshevës,

Ajo, gjithashtu për televizionin Aldi tha se kemi filluar me këmbë të mbarë ku do të jenë pjesë e  testivalit të Dibrës, me një përgjëgjesi  më të madhe sepse ky festival do të jetë garues.

Afeida Boriçi Mehmeti  si koordinatore e Shtëpisë së  Kulturës tha se jemi duke u përgaditur për festivalin "DITËT E KOMEDISË  SHQIPTARE" në Preshevë përveç  shfaqës "SKICUESI" paralelisht jemi duke mbajtur  prova edhe për "Maratoristët", shfaqe e cila do ta bëjë edhe hapjen e festivalit në Preshevë.

Aktori Gjelbrim Emini tha se është privilegjë për mua të marr pjesë nëpër festivale sidomos në festivalin "Komedia fest " Gjakovë me një mikpritje të ngrohtë nga publiku Gjakovarë.Ndërsa këtë të diele do të jemi në festivalin e teatrove në Dibër , që shpresojm të kthemi me çmim.

Drejtori i Shtëpisë së Kulturës Gani Veseli  njëherit edhe aktor i shfaqës "Skicuesi" tha se me themelimin e teatrit e kemi edhe më të lehtë të prezentojmë në festivale të ndryshme dhe si institucion kemi arriturë shumë, pas kësaj shfaqje po marrim ftesa edhe nga vendet tjera për të prezentuar me shfaqet tona.

Po ashtu Z.Veseli tha se jemi duke bërë përgaditjet e festivalit "Ditët e Komedisë Shqipëtare" ku për 5 netë rresht do të prezentojmë : Teatro  nga Kosova,Shqiperia dhe Maqedonia.

Shfaqja "Skicuesi " ishte shfaqja e parë qe u prezentua si teatër i qytetit të Preshevës dhe për këtë u shpërblye edhe me mirënjohje.