Sabri Fejzullahu sjell këngën e re “Urime shpirti jem”

"Urime shpirti jem", titullohet kënga më e re e Sabri Fejzullahut që është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Edhe kësaj here, Kreshnik Avdiu qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka shkruar tekstin dhe e ka realizuar muzikën.

Për orkestrimin është përkujdesur Ardian Kastrati, ndërsa videoklipin e ka xhiruar MProduction.

Projekti është i zhanrit baladë dhe vjen e interpretuar për mrekulli nga këngëtari i madh i muzikës shqipe.

Tashmë mund ta gjeni në kanalin, Youtube.