Karim Benzema nuk ka shënuar që tetë ndeshje përpara se të shënonte kundër Viktoria Plzenit mbrëmë dhe mungesa e golave - vetëm pesë në La Liga sezonin e kaluar – janë kritikuar shumë.
“Unë nuk jam i lodhur, vetëm duhet të shënoj më shumë gola,” i tha Benzema ‘Diario AS’ pas ndeshjes.
“Unë kam shumë motivim për ta bërë këtë, sepse është diçka që është e shquar në të menduarit tim dhe dua ta vendos këtë drejtë.
“Ne kemi besim në trajnerin tonë, ju nuk mund ta fajësoni menaxhimin vetëm për rezultatet, por edhe lojtarët.
“Ne duhet të bëjmë më shumë për të, ashtu siç na zgjedh për ekipin dhe ne duhet të fitojmë së bashku më rregullisht”, ka përfunduar sulmuesi francez.