Është vetëm 1 vjeç, Tiani i Tunës ‘hapave’ të prindërve

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha vitin e kaluar u bënë prindër për herë të parë.

Tuna Sejdiu kujdeset në maksimum për Tianin e vogël, i cili tashmë është 1 vjeç.

Në një video që ka postuar Tuna së fundi në llogarinë e saj në Instagram, shfaq Tianin duke i rënë daulles.

Vogëlushi që tani duket se po shkon hapave të prindërve, saktësisht babait, pasi shfaq talent në instrumente.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Tuna është “Maria”, këngë kjo në duet me Seven Saraçin.