Gjergj Dedaj fillon zyrtarisht punën si ambasador në Shkup

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj ka filluar edhe zyrtarisht sot punën si ambasador i Republikës së Kosovës në Maqedoni

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj ka filluar edhe zyrtarisht sot punën si ambasador i Republikës së Kosovës në Maqedoni, njofton Klan Kosova. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dedaj përmes një postimi në Facebook. “Dita e pare ne mision te ri! Me stafin diplomatik te Ambasades se Republikes se Kosoves, ne Shkup!”, ka shkruar Gjergj Dedaj. Kohë më parë kishte reagime nga autoritetet në Maqedoni në lidhje me emërimin e Dedajt në këtë pozitë, për arsye të përdorimit të gjuhës joadekuate gjatë deklarimeve të tij.