• E mërkurë / Aug-06 00:00
  • Kontakt

Arabia Saudite ndryshon përsëri deklaratën për vrasjen e gazetarit: Është bërë një gabim

Arabia Saudite ka nisur që për vrasjen e gazetaret Jamal Khashoggi të thotë se ka qenë një operacion i gabuar, duke adresuar diku tjetër fajësinë

Ministri i jashtëm Adel al-Jubeir i ka thënë Fox News se vrasja ka qenë një “gabim jashtëzakonisht i madh”, duke mohuar përfshirjen e princit në urdhërdhënien për vrasjen e tij, përcjellë lajmi.net.

Khashoggi për të fundit herë ishte parë duke hyrë në konsullatën arabe në Stamboll të Turqisë.

Fillimisht, autoritetet arabe kanë thënë se ai kishte dalë prej aty më 2 tetor, por përfundimisht të premten e kanë pranuar se gazetari ka vdekur, duke thënë se ai është vrarë gjatë një përleshje fizike.

Ky pretendim është përballur me skepticizëm të madhe anembanë botës.