Atifete Jahjaga kujdeset për vijat trupore

Ishte e vetmja grua shqiptare që u bë presidente shteti dhe gëzoi popullaritet në publik.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, paraqitej në publik gjithmonë shumë e kuruar dhe me stil derisa së fundmi audienca e ka vërejtur se ajo ka rënë në peshë.

E përveç kësaj, ish e Para e Shtetit tani a ka për synim që të ndërtojë edhe muskuj e për këtë po punon me më të mirën.

Jahjaga ka nisur palestrën nën regjimin e kampiones së fitnesit Geta Beqa, e cila ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një fotografi me Jahjagën, e cila shfaqet më sportive se asnjëherë.